Telegrafi

Gareth Bale shumë afër rikthimit te Tottenham, Real Madridi do t’ia paguajë gjysmën e pagës

Tottenhami është shumë afër marrëveshjes për ta kthyer Gareth Balen në Londër.

Presidentin i Spurs, Daniel Levy, besohet se ka mposhtur konkurrencën e Manchester United për të siguruar shërbimet e uellsianit.

Në anën tjetër edhe menaxheri i 31-vjeçarit, Jonathan Barnett, e ka pranuar se klienti i tij është në bisedime të avancuara me Tottenhamin, pasi është klubi i vetëm që dëshiron të luajë në Ligën Premier.

Tottenham po studion mundësinë e marrëveshjes në formë huazimi ose blerje përfundimtare.

Për këtë Tottenham janë gati të përfshijë shkëmbimin me një futbollist të ekipit madje thuhet se janë të gatshëm ta japin edhe Dele Allin.

Në anën tjetër sa i përket pagës së lartë të Garthe Bale që është mbi 20  milionë euro në vite neto, Real Madridi thuhet se do të pranojë të paguajë mbi 50 për qind të pagës së tij.

Levy po përpiqet gjithashtu të mbyllë marrëveshjen për mbrojtësin e majtë shumë të vlerësuar të Realit, Sergio Reguilon. /Telegrafi/