Telegrafi

Gareth Bale pajtohet që t’i bashkohet skuadrës nga MLS, derisa zërat shuhen për një rikthimin në Angli

Gareth Bale ka rënë dakord të nënshkruajë një marrëveshje fillestare njëvjeçare me skuadrën e Major League Soccer, Los Angeles FC.

Lojtari i lirë ishte i lidhur me skuadra si, Cardiff dhe Tottenham pas skadimit të kontratës së tij me Real Madridin këtë verë, por ylli i Uellsit thuhet se ka vendosur të luajë në Kaliforni.

Bale luajti një rol kyç në kualifikimin e Uellsit në paraqitjen e tyre të parë në Kupën e Botës në 64 vjet, duke mundur Ukrainën 1-0 në finalen e play-off-it në fillim të këtij muaji.

Lexo po ashtu Top 10 sagat e transferimeve që dominojnë tregun e transferimeve: Cristiano, Bale, Dembele, Lewandowski

Kontrata e tij do të përfshijë gjithashtu një opsion zgjatjeje prej 18 muajsh, sipas The Athletic.

32-vjeçari u transferua në Bernabeu në vitin 2013 dhe që atëherë ka shënuar 106 gola në 258 paraqitje për Los Blancos.

Megjithatë, Bale kishte disa momentet të trazuara në Madrid në sezonet e fundit, pasi disa tifozë dhe media spanjolle kritikuan sjelljet dhe performancat e tij në klub.

Lexo po ashtu Bale ende i pavendosur për të ardhmen e tij, uellsiani ka 10 oferta në tavolinë

Uellsiani flirtoi me një kalim në qytetin e lindjes, Cardiff City në Championship në fillim të kësaj jave, pasi thuhet se ishte takuar me trajnerin Steve Morison për të diskutuar një kontratë të mundshme.

Por, pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve në fund zgjodhi të përballet me një sfidë të re me Los Angeles FC, i cili përfundoi i nënti në Konferencën Perëndimore MLS sezonin e kaluar. /Telegrafi/