Telegrafi

Gareth Bale dhurata e parë për Jose Mourinhon te Tottenhami

Gareth Bale mund të jetë dhurata e parë në afatin e janarit për Jose Mourinhon.

Trajneri portugez sot është zyrtarizuar në stolin e Tottenham, duke e zëvndësuar Mauricio Pochettinon.

Sulmuesi uellsian i ka prishur raportet me klubin e Real Madridi, sidomos pas një gjestit që e bëri gjatë festimeve të kualifikimit të Uellsit në Euro 2020.

Gareth Bale te Real Madrid . (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Arsyeja dhe gjasat janë të madha që Bale të largohet që në janar nga Real Madridi.

Bale do ta mirëpriste një rikthim te Tottenham aq më tepër që Mourinho e pëlqen shumë.

Jose Mourinho dhe Gareth Bale. (Photo by Jasper Juinen/Getty Images)

Tottenham mund t’i ofrojë në shkëmbim kartonin e Christian Eriksen. /Telegrafi/