Telegrafi

“Garë miliarderësh” për rindërtimin e katedrales Notre Dame: Njëri ofroi 100 milionë euro, tjetri dyfishon shumën (Foto)

Familja franceze e miliarderit Bernard Arnault dhe grupi i tij i mallrave luksoze LVMH do të dhurojnë 200 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales Notre-Dame të Parisit.

“Familja Arnault dhe grupi i LVMH dëshirojnë të tregojnë solidaritetin e tyre këtë herë të tragjedisë kombëtare dhe po bashkohen për të ndihmuar në rindërtimin e kësaj katedrale të jashtëzakonshme, e cila është një simbol i Francës, i trashëgimisë së saj dhe i unitetit francez”, është thënë në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bernard Arnault dhe gruaja e tij Helene Arnault në një darkë shtetërore në Paris muajin e kaluar

Ndryshe, më herët mediat kanë raportuar se një nga familjet më të pasura të Francës iu është përgjigjur menjëherë thirrjeve të presidentit të vendit për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales dhe ka premtuar 100 milionë euro për të rindërtuar ikonën e Parisit.

Lexo po ashtu Për ndërtimin e saj janë dashur 100 vite, kurse u shkatërrua për vetëm dy orë - historia e katedrales 850 vite të vjetër Notre Dame (Foto/Video)

“Babai dhe unë vendosëm që menjëherë të nxjerrim nga fondet e Artemis një shumë prej 100 milionë euro për të marrë pjesë në përpjekjet që do të jenë të nevojshme për rindërtimin e plotë të Notre Dame”, tha François-Henri Pinault, në një deklaratë të cituar nga Le Figaro dhe media të tjera franceze, përcjell Telegrafi.

I riu z. Pinault është kryetari dhe drejtori ekzekutiv i grupit Kering, i cili kontrollon markat e tilla luksoze si Gucci dhe Saint Laurent.

Salma Hayek, dhe Francois-Henri Pinault mbërrijnë në Oskar më 4 mars 2018, në Teatrin Dolby në Los Anxhelos. (Foto nga Jordan Strauss/Invision/AP)

Ai gjithashtu është president i Groupe Artemis, kompani franceze që zotëron shtëpinë e ankandit Christie.

Katedralja e Parisit, Notre Dame, e cila është përfshirë nga zjarri ku si pasojë është shembur çatia, konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike të Francës.

Ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 1160, kurse pjesa më e madhe e saj kishte përfunduar saktësisht 100 vite më vonë.

Vetë kisha nga proporcione impozante, në veçanti në kohën kur ishte ndërtuar – ajo është e lartë 128 metra, e gjerë 48 kurse kullat e kambanave janë 69 metra të larta. /Telegrafi/