Site icon Telegrafi

“Garë limuzinash”: Putin shfaqet në Helsinki me “Kortezh”, Trump me “Bishën” (Foto/Video)

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në samitin e Helsinkit me limuzinën e tij të re, që pretendon t’i bëjë “konkurrencë” asaj të presidentit Donald Trump e njohur si “Bisha.

Kjo është hera e parë që e ka përdorur jashtë vendit të tij që kur është prodhuar, megjithatë ajo çfarë gjithmonë përbën lajm është “Bisha” e të parit të Shtëpisë së Bardhë, e cila përdor sistemin më të avancuar që ndonjëherë është instaluar në ndonjë limuzinë presidenciale, transmeton Telegrafi.

Vetura e njohur me emrin Kortezh, sipas Financial Express, është produkt i bashkëpunimit të kompanive gjermane Porsche dhe Bosch me kompaninë rusë me seli në Moskë, që konsiderohet si qendra për studime të automobilizmit dhe Instituti i inxhinierisë.

Kortezh ka nën kapak motorin që prodhon 592 kuaj fuqi, ndërsa më parë liderët rusë kishin udhëtuar me vetura gjermane të Mercedes Benz, dhe kjo është hera e parë që një limuzinë prodhohet në Rusi që nga koha e Bashkimit Sovjetik, kur në trend ishin veturat ZILS.

Edhe pse pretendohet se është një veturë shumë e sigurt me të cilën mund të udhëton presidenti rus, asnjë specifikë tjetër për të nuk dihet. Ndërkaq, sa i përket “Bishës” së Trumpit, gomat e saj janë rezistente ndaj plumbave, ka një karroceri të blinduar që i reziston sulmeve biologjike, kimike por edhe atyre  me granata apo plumba.

Sipas ekspertëve të sigurisë, “Bisha” me plotë të drejtë mban epitetin e veturës më të sigurt në botë, për faktin se deri më tani asnjë veturë nuk ka arritur as për së afërmi t’i bëjë “konkurrencë”. /Telegrafi/

Exit mobile version