Telegrafi

Numërohen 100 për qind të votave në Prizren, fiton VV (Foto)

E plotësuar: Sipas 100 për qind të votave të numëruara, nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Prizrenit po udhëheq kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mytaher Haskuka.

Haskuka, sipas këtyre të dhënave, i ka marrë 25 mijë e 509 vota, ose 50.32 për qind, për dallim prej Shaqir Totajt të PDK-së, i cili ka marrë 25 mijë e 180 ose përkthyer në përqindje 49, 68 për qind. /Telegrafi/

KQZ ka numëruar 98,63 për qind të votave në Prizren.

Sipas rezultatit të deritashëm, prin PDK për pak vota me 50,03 për qind. E VV ka 49,97 për qind. /Telegrafi/