Telegrafi

Garë e ngushtë në Shtime mes kandidatit të LVV-së dhe PDK-së

Në Komunën e Shtimes, sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhje ka garë të ngushtë mes kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Qemajl Aliu dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli.

Sipas rezultateve të KQZ-së, ku janë numëruar mbi 70 për qind të votave, Ismajli ka marrë  45.45 për qind të votave, ndërkaq Aliu ka marrë 44.87 për qind të votave.

Rezultatet për tre kandidatët për kryetar të Shtimes:

Naim Ismajli (PDK) – 45,45%

Qemajl Aliu (LVV) – 44,87%

Bedri Zeqiri (LDK) – 9,68% . /Telegrafi/