Telegrafi

Gardiani i Mbretëreshës britanike “shkeli fëmijën dhe vazhdoi rrugën”, pasi ky i fundit i doli papritmas përpara

Një fëmijë u rrëzua përtokë nga një anëtar i Gardës së Mbretëreshës pasi aksidentalisht i doli përpara.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë një grup turistësh duke fotografuar dy Gardistët me kapelat e tyre ceremoniale teksa marshojnë nëpër terren.

Megjithatë, vetëm pak sekonda më vonë një fëmijë i vogël ecën duke i dalë përpara njërit prej ushtarëve i cili menjëherë bërtet: “Largohu!”

Fëmija më pas rrëzohet në tokë nga gardiani në marshim, i cili përpiqet të shkelë mbi të dhe vazhdon të kalojë turistë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha për MailOnline: “Ne jemi në dijeni të një incidenti në Kullën e Londrës më herët sot gjatë një patrullimi rutinë”.

“Gardistët në detyrë paralajmëruan publikun se një patrullë po afrohej, por fëmija për fat të keq doli me vrap para ushtarit, papritur”.

“Pas incidentit, ushtari kontrolloi fëmijën dhe u sigurua se gjithçka ishte mirë”. /Telegrafi/