Ky është momenti kur dy të burgosur të rinj u filmuan nga kamerat e sigurisë, duke rrahur brutalisht gardianin brenda burgut.
Të burgosurit Marzin Moshen, 20-vjeç dhe Finley Phillips, 19, iu vërsulën Ryan Young kur tentoi të ndërpret një rrahje bë burgun Parc në Bridgen të Wales, transmeton Telegrafi.
Sipas gjykatës në Newport, Young ishte nokautuar kur tentoi të intervenojë për të ndalur sulmin ndaj Phillips.
Kamerat e sigurisë regjistruan ngjarjen më 18 korrik të vitit 2021, dhe me kërkesë të gjykatës janë lëshuar dhe shfaqin rrahjen mes të burgosurve.
Në gjykatë u tha se gjithçka nisi kur një i burgosur sulmoi Phillipsin. E Young që gjithashtu ishte trajner fitnesi, tentoi të qetësojë situatën duke rrëzuar njërin nga të përfshirët në rrahje.
Por disa sekonda më vonë Phillips goditi Young në kokë, duke ia humbur vetëdijen nga goditjet e njëpasnjëshme.
Po të mos ishin kolegët që i dolën në ndihmë gardianit, pasojat sigurisht se do të ishin më të mëdha. /Telegrafi/