Telegrafi

Garda Zvicerane që e mbron Papën, do të përdorë helmeta plastike të punuara 3D

Njëra nga ushtritë më të vjetra në botë, mbrojtëset e kokës do t’i ketë nga plastika.

Garda Zvicerane që e mbron Papën, do të zëvendësojë helmetat nga metali, me të tjera me bazë PVC të punuara me teknikë 3D, në mënyrë që t’ju lehtësojë punën ushtarëve që bëjnë roje, transmeton Telegrafi.

Helmetat e reja, janë shumë më të lehta se të vjetrat dhe kanë gjysmën e çmimit, megjithatë një e tillë kushton 840 euro. Janë rezistente nga rrezet ultraviolete – që është një përparësi shëndetësore për ushtarët, që shërbejnë përjashta gjatë ditës.

Helmeta e re e Gardës Zvicerane

Në helmetat e printuara do të jetë e stampuar emblema Pope Julius II, i cili e themeloi këtë ushtri më 1506. Këto ndryshime, janë bërë për shkak se roli i këtij batalioni ushtarak është më shumë ceremonial.

Emblema Pope Julius II, që e themeloi gardën më 1506

Në të njëjtën kohë, nuk ofrojnë mbrojtjen e njëjtë sikur metaliket, por se janë tërësisht të ngjashme me to. /Telegrafi/