Site icon Telegrafi

Garda Kombëtare e Iowas: Kurti e Mehaj janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar shtabin qendror të Gardës Kombëtare lowa, ku është pritur nga Gjeneral Majori Ben Corell dhe udhëheqës të tjerë të gardës.

Kryeministri Kurti në këtë takim ishte i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Përmes Tëitter-it, Garda shkroi se Kurti e Mehaj janë gjithmonë të mirëpritur në Iowa, siç është shënuar në njoftim, “në shtëpinë e tyre larg shtëpisë”.

“Kryeministri i Kosovës dhe Ministri i Mbrojtjes u ndalën te Shtabi i Forcës për të takuar Major Gjeneralin Ben Corell dhe zyrtarë të tjerë të lartë të gardës. Albin Kurti, Armend Mehaj dhe ekipet e tyre janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre të largët nga shtëpia, në Ioëa”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version