Një trajner i ri ka përfunduar në radarin e gjigantit katalunas, Barcelona.
Trajneri i skuadrës austriake, Red Bull Salzurg, Oscar Garcia, është shtuar listës së kandidatëve te Barcelona për pasardhës të Luis Enriques, i cili largohet në fund të sezonit.
Gazeta e përditshme sportive katalane “Sport” raporton se Garcia është kandidat i ri në listën e objektivave të gjigantit nga Camp Nou, transmeton Telegrafi.
Garcia në fillimet e para të karrierës ishte futbollistë i Barçës teksa si trajneri ka menaxhuar skuadrat angleze, Brighton dhe Watford.
Drejtuesit e Barcelonës besojnë se ai mund të jetë një kandidat i mirë për trajner të ri, pasi ka të kaluar katalunase.
Emra tjerë për stolin blaugran janë gjithmonë të njëjtit, Max Allegri, Ernesto Valverde, Jorge Sampioli dhe Mauricio Pochettino. /Telegrafi/