Telegrafi

Gara sllallom në Gjakovë, përmbyll sezonin 2014

Të dielën (26 tetor) zhvillohet gara e katërt në disiplinën ‘sllallom’ në kuadër të Kampionatit të Automobilizmit të Kosovës nën patronatin e Fask-Eurogoma.

Me këtë garë përmbyllet edhe cikli i dhjetë garave të organizuara për sezonin 2014.

Gara e fundit e mbajtur në qytetin e Gjakovës ishte një vitin 2007, tash pas shtatë viteve qyteti dhe Auto Klubi i Gjakovës mirëpret organizimin e garës ‘sllallom’, ku pritet të riaktivizohen edhe shume ish-garues nga Auto Klubi.

“Në këtë garë pritet të marrin pjesë garuesit e rregullt nga Kosova dhe Shqipëria. Gara mbahet në rrugën kryesore pranë Hotel Pashtrikut. Ftohen të gjithë dashamirët dhe simpatizuesit e këtij sporti, ta vijojnë garën e nesërme dhe ta madhërojnë me praninë e tyre qytetin e bukur të Gjakovës”, thuhet në njoftimin e organizatorëve. /Telegrafi/