Telegrafi

Gara për titull në La Liga: Kush ka orar më të mirë deri në fund nga katër kandidatët

Fitorja e Barcelonës ndaj Sevillës ka bërë që katalnasit të afrohen edhe më pranë liderëve të La Ligas, Atletico Madridit. 

Skuadra e Ronald Koeman tani është vetëm dy pikë prapa Atleticos, që dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Real Madridi është një pikë më pak se Barcelona (por një ndeshje më shumë për të zhvilluar), ndërsa Sevilla është katër pikë prapa Los Blancos.

Me 13 ndeshje drejt fundit të sezonit, të katër ekipet mund të konsiderohen se janë në një garë për titull.

Do të ketë takimet mes katër më të mirëve përfshijnë edhe “Derbin e Madridit” në javën e 26-të, Atletico – Sevilla në javën e 29 dhe “El Clasico” në javën e 30-të.

Sidoqoftë, java e 35-të pritet të jetë më interesant, kur katër skuadrat më të mira luajnë njëra me tjetrën në një xhiro. Atletico pret Barcelonën dhe Sevilla pret Real Madrid.

Atletico ka mundësi ta shtojë epërsinë kur me 17 mars luajnë ndaj Elches në “Wanda Metropolitano”, ndeshje e mbetur nga java e dytë. /Telegrafi/