Site icon Telegrafi

Gara për Këpucën e Artë në Botëror: Golashënuesit më të mirë deri më tani

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Kampionati Botëror vetëm sa ka filluar, ndërsa tashmë ka nisur edhe gara për golashënuesin më të mirë të këtij turneu.

Këpuca e Artë i ndahet lojtarit, i cili shënon më së shumti gola gjatë turneut, ndërsa në të kaluarën e ka fituar edhe legjenda, si ylli portugez Eusebio (1966), italiani Paolo Rossi (1982), anglezi Gary Lineker (1986), braziliani Ronaldo (2002) dhe kolumbiani James Rodriguez (2014).

James Rodriguez ishte golashënuesi më i mirë i ‘Kampionatit Botëror 2014’ (Foto: Getty Images)

Në rast të lojtarët kanë gola të barabartë (siç ka ndodhur në vitet 1962 dhe 1994), atëherë golashënuesi më i mirë do të vendoset duke i marrë parasysh asistimet, pastaj nga minutazhi i lojës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Kampionatin Botëror

Superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, e nisi Botërorin në mënyrën më të mirë duke ia shënuar tre gola Spanjës në barazimin prej 3-3.

Një fillim shumë të mirë e pati edhe Harry Kane, i cili i shënoi dy gola në fitoren e Anglisë ndaj Tunizisë.

Dy gola i ka shënuar edhe sulmuesi i Spanjës, Diego Costa, ashtu si edhe sulmuesi belg, Romelu Lukaku.

Denis Cheryshev i ka shënuar tre gola në dy ndeshje (Foto: Getty Images)

Mesfushori rus, Denis Cheryshev, i shënoi dy gola në xhiron e parë ndaj Arabisë Saudite, ndërsa ka arritur të realizojë edhe kundër Egjiptit në xhiron e dytë të Grupit A duke e ngritur në tre numrin e përgjithshëm të golave.

Më poshtë është lista e përgjithshme e 10 golashënuesve më të mirë të Kampionatit Botëror në këtë fillim të turneut. /Telegrafi/

Lojtari (Vendi) Gola Asistime
Cristiano Ronaldo (Portugali) 3 0
Denis Cheryshev (Rusia) 3 0 (dy ndeshje)
Diego Costa (Spanjë) 2 0
Harry Kane (Angli) 2 0
Romelu Lukaku (Belgjikë) 2 0
Artem Dzyuba (Rusi) 2 2 (dy ndeshje)
Aleksandr Golovin (Rusia) 1 1
Hirving Lozano (Meksikë) 1 0
Antoine Griezmann (Francë) 1 0
Dries Mertens (Belgjikë) 1 0
Exit mobile version