Nesër skadon afati i aplikimeve për postin e drejtorit të ri të policisë së Shtetit për të zëvendësuar Muhamet Rrumbullakun.
Mediat raportojnë se janë dorëzuar në Ministrinë e Brendshme deri tani 15 kandidatura,
Pas përfundimit të afateve për dorëzimin e aplikimeve do të shihen dosjet nëse i plotësojnë kriteret.
Më pas kandidatët do të dalin para një komisioni ku do të shpalosin programin e tyre dhe vizionin.
Paralelisht do të ndodhë dhe verifikimi për pastërtinë e figurës. Të gjitha këto hapa do të kenë pikët përkatëse dhe të gjithë kandidatët do të renditen sipas pikëve që do të marrin në secilën fazë. /Telegrafi/