Site icon Telegrafi

Gara Ndërkombëtare në Downhill “Gjeravica 2016″ (Foto)

Me bashkë organizim të Klubit të Çiklizmit Mountain Bike Gjakova dhe Mountain Bike Albania, dhe me mbështetje të Komunës së Junikut, për herë të parë në historinë e çiklizmit në Kosovë, në bjeshkët madhështore dhe të paeksploruara sa duhet tek ne, në bjeshkët e Gjeravicës, organizohet gara ndërkombëtare në Downhill “Gjeravica 4-5 qershor 2016”.

Ky manifestim atraktiv sportiv, që sa vjen dhe zgjon kërshërinë në shtetin tonë, mbahet me datat 4 dhe 5 qershor 2016. Pos garës, që sjellë risi sportive tek ne, në të cilën marrin pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, njëherazi kjo ngjarje sportive ka edhe karakter promovues të alpeve tona, të bukurive të rralla natyrore, të turizmit malor, arkitekturës, jetës idilike dhe baritore, si dhe vet njohjes gjeografike dhe të resurseve tona, që aq afër i kemi, e nuk i përjetojmë.

Për më tepër klikoni KËTU.

AGJENDA
Datë 4 qershor 2016 ( e shtunë)
Ora 12:00-Takimi në qendër të Junikut dhe vizita monumenteve kulturore.
Ora 13:00-Ngarkimi i biçikletave dhe çiklistëve.
Ora 15:00-Ngjitja për në Gjeravicë.
Ora 17:00- Pushimi dhe shijimi i natyrës mjaft tërheqëse.
Ora 19:40-Zbritja nga Gjeravica.
Ora 21:00-Darka në restaurant “Oda e Junikut”.

Datë 5 qershor ( e diel)
Ora 9:00-Takimi tek restaurant “Oda e Junikut”.
Ora 10:00-Nisja lartë për tek shtegu i garës.
Ora 11:30-Pushim, shijim i natyrës dhe përgatitje për garë/
Ora 13:00-Gara.
Ora 16:00-Nxjerrja e rezultateve të garave.
Ora 18:00-Ndarja e çmimeve, si dhe përmbyllja e manifestimit me argëtim me pije dhe ushqim tek restaurant “Trofta” në Junik.

Exit mobile version