Lionel Messi ka fituar Superkupën e Francës që ishte titulli i dytë i tij me klubi parisien dhe fillimi i një sezoni të ri.
Ylli 35-vjeçar argjentinas ka ende disa rekorde për të thyer në futboll, njëri prej tyre është të qenit lojtari në historinë e këtij sporti me më shumë tituj në karrierë.
Leo, tani për tani, me atë që arriti të dielën e kaluar, kapërceu shifrën e 40 titujve dhe qëndron me 41, vetëm dy pas mikut të tij të mirë Dani Alves, që ka nënshkruar së fundmi me klubin Pumas në Meksikë.
🔝🏆 𝑳𝒆𝒐 𝑴𝒆𝒔𝒔𝒊 named MVP in the #TDC2022 ! ❤️💙 pic.twitter.com/1BsGUKexGn
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) July 31, 2022
Alves në karrierën e tij deri më tani ka 43 tituj dhe duket e veshtirë që ta rris këtë numër, pasi Pumas nuk e ka fituar kampionatin vendas apo Kupën që nga viti 2011.
Në këtë kuptim, rruga e Messit drejt majave të futbollit, për sa i përket çmimeve kolektive, është shumë më e përballueshme, pasi… do të ishte një mrekulli nëse PSG nuk do të fitonte Ligue 1 dhe gjithashtu ka shumë gjasa që ata të fitonin edhe Kupën e Francës. Me këto të dyja ata do të barazoheshin.
Pas tyre vijnë Andres Iniesta me 37 tituj, Gerard Pique me 36 dhe Cristiano Ronaldo me 34 trofe. /Telegrafi/