Site icon Telegrafi

Gara e BMW M3 Competition me një Ford Mustang me 735 kuaj fuqi dhe Nissan Skyline R34 GT-R me 750 kuaj fuqi

Ndërsa dizajni i ri i BMW M3 Competition nuk është për shijen e të gjithëve, ajo është një makinë e “ashpër” nëse bëhet fjalë për shpejtësinë.

Ndërsa kanali gjithnjë i popullarizuar në YouTube mund të kishte vendosur të rreshtonte M3 Competition kundër disa prej rivalëve të tij, si Audi RS5 dhe Mercedes-AMG C63 S, ai në vend të kësaj e vuri në provë kundër një Ford Mustang të modifikuar dhe një Nissan Skyline R34 GT-R të azhurnuar.

Siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, M3 Competition mundësohet nga një motor gjashtë cilindrash 3.0 litra me dy turbo, i cili prodhon 503 kuaj fuqi dhe 650 Nm çift rrotullues i cili “funksionalizohet” përmes rrotave të pasme falë një transmetimi automatik me tetë shpejtësi.

Këto janë disa “të dhëna serioze”, por, edhe ashtu, është në një disavantazh të madh në krahasim me Mustang dhe Skyline.

Me një V8 me 5.0 litra, Mustang prodhon 735 kuaj fuqi dhe 690 Nm çift rrotullues. Ai ka një kuti ingranazhi automatik me gjashtë shpejtësi.

Për krahasim, Skyline ka një gjashtë cilindër shumë më të vogël 2.6 litra me dy turbo, por është më i fuqishmi nga treshja me 750 kf dhe 590 800 Nm. Ai “ka fuqi në të gjitha rrotat në lëvizje” dhe vetura e vetme nga ky grup që përmban një transmetim manual me gjashtë shpejtësi. /Telegrafi/

Exit mobile version