Telegrafi

Gapko dhe Nunez shënojnë, Liverpooli kalon në çerekfinale

Liverpooli mposhti Bournemouthin me rezultat 2-1 në kuadër të 1/8 të Carabao Cup.

Ndeshja nisi me dy skuadrat që kishin rastet e veta në start, por që rrjetat heshtën.

Në minutën e 31-të u zhbllokua ndeshja, kur Cody Gakpo shënoi për 1-0.

Në mesin e pjesës së dytë u barazuan shifrat me Alex Scott që asistoi te Justin Kluivert i cili shënoi për 1-1.

Por nuk vonoi shumë Liverpooli ktheu epërsinë, kur Darëin Nunez shënoi për 2-1 me një goditje nga distanca.

Liverpooli me këtë fitore kalon në çerekfinale të Carabao Cup./Telegrafi/