Vëmendjen e gjithë spektaklit të sotëm e mori Ganiu, pasi e hodhi deklaratën e rëndë që sipas tij Buci e ka shantazhuar.
Ai nuk u ndal, pasi vazhdoi me akuza të tjera e kësaj here rreth Santianes.
“Është tu i kalu shumë keq limitet. Nuk mundesh ti me i thanë një vajzës që nesër ka me shku në derë të huaj, shoqe, me e mbajtë afër, për mendimin tim kjo është tu u shfrytëzu me të madhe. E nuk mundesh me e quajt mike, e mbas shpine, me e komentu trupin e saj, me folë fjalë që nuk thuhen.” – filloi akuzën e tij Ganiu.
Buci kishte një përgjigjje për këtë: “Gani, unë e kam pritë për akuzë, por që këqyrë me ma rëndu lojën për shkak të gruas tem, unë s’e kam pritë këtë.”
Përplasjet e tyre vazhdojnë, derisa Buci kundërshtron fuqishëm Ganiun se nuk është e vërtetë që po e shfrytëzon Santianen.
Ndërsa Ganiu thotë që keto gjëra po i përmend tash, pasi javët e para kam qenë duke bërë humor e duke shpërndarë energji pozitive. Tani kam filluar të luaj. /Telegrafi/