Telegrafi

Ganiu tregon në detaje rastin se si ndodhi shantazhi ndaj tij, ku implikohet edhe Buci

Sonte (e premte) spektakli filloi me shumë tension pasi Ganiu dha një akuzë të rëndë, duke pretenduar që Buci e kishte shantazhuar Ganiun para se të hynin në shtëpi.

Për këtë rast Ganiu e tregon tërë historinë se si ka ndodhur.

“Unë edhe Buci kemi një kontakt shumë ma herët para se me ardhë në Big Brother, kena raporte shumë të mira, edhe kur dëgjova që Buci është në Big Brother u gëzova, mu bë qefi se Buci e ka një humor të veçantë dhe e kontaktova.

Foto: Screenshot/YouTube

I thashë që u kënaqa shumë kur dëgjova lajmin që ka me qenë brenda shtëpisë. Unë pata qejf me pi kafe, por ai ishte në Greqi me të fejuarën. Më tha që nuk është në Kosovë dhe ajo çështje mbeti.

Pas një kohe unë e kontaktova, dhe shkova në diskotekë, ne e patëm një debat shumë të shnoshë, më tregonte që e kishte problem se është i lidhur, dhe kjo mund ta pëngojë.

Ganiu fillon të rrëfejë se çfarë i ndodhi në diskotekë me një person misterioz: “Unë aty shkoj vetëm zakonisht, dua ta bëj të kjartë që ai person nuk është staf, nuk ka të bëjë me atë diskotekë asgjë. Pas diskutimit me Bucin po me afrohet dhe ma mori numrin, dhe po kontaktojmë. Ai u zhduk për 10-15 minuta.

Më tha po vij për pesë minuta, ai nuk erdhi. Kur shkova te shanku ai u shfaq prapë. Vazhdova të ec, dhe ai më rrike përballë, dhe unë dyshova që është familjar i Bucit.

Foto: Screenshot/YouTube

U futa, dhe dritarja ka qenë e hapur, kur kam dalë te dera e kam pa telefonin në këmbë. E kam parë telefonin, nuk ka qenë i hapur, po ka qenë duke incizu.” – ka vazhduar rrëfimin Ganiu.

Më poshtë është video e plotë e rrëfimit të Ganiut se si mendon që Buci e ka shantazhuar. /Telegrafi/