Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu njofton qytetarët se sot rajoni i Shkupit pritet të përfshihet nga reshje të rrëmbyeshme të shiut.
“Të nderuar bashkëqytetarë ju njoftojmë se pas informatave të pranuara nga Qendra për Menaxhim me Krizat që i përcjell nga Enti Hidrometeorologjik i Maqedonisë së Veriut, sot në rajonin e Shkupit na pret mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme të shiut, veçanërisht në orët e pasdites kur në pjesë të luginës do të ketë edhe kushte për procese më intensive me reshje më të vrullshme shiu, murmurimë dhe erë të forcuar. Andaj bashkëqytetarë të nderuar ju lutemi për kujdes”, shkruan Ganiu në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/