Telegrafi

Ganiu rikthen debatet me Bucin: Çfarë ke bërë ti në jetë, a mund ta di?

Teksa po qëndronin në oborr, pas shumë përplasjeve që kanë pasur, Ganiu dhe Buci i rikthehen edhe njëherë debateve dhe akuzave të mëparshme.

Ganiu fillon me pyetje drejt Bucit: “Çka ke bo ti n’jetë a bon me e ditë, cili është suksesi yt ma i madh?”, duke e nxitur debatin.

Buci teksa qëndron shumë i qetë i përgjigjet Ganiut duke i thënë: “Qaty ku vjen ti çdo ditë është sukses për mu. Atë punën që e boj, që vini t’gjithë, është sukses për mu, punën tem e kam të suksesshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa Ganiu nuk ndalet duke e akuzuar që Buci s’a pasur sukses në jetë pasi nuk ka arritur asgjë

“Ganiu nuk të ka dalë kundër kurrë” – vazhdon Ganiu bashkëbisedimin me Bucin, ndërsa ky i fundit nuk pajtohet duke i thënë që ne këtu jemi kundër njëri-tjetrit, sepse jemi lojtarë.

“Ti më ke akuzu mu. Ti ke me dalë dhe ke me shpifë diçka tjetër mu, unë pres prej teje gjithçka” i përgjigjet Buci Ganiut, duke ia kujtuar akuzat që ia ka bërë gjatë spektaklit. /Telegrafi/