Telegrafi

Ganiu debaton me Edonën: E ke harruar Zotin, i ke dalë kundër

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, kanë filluar të kenë përplasje të mëdha.

Në një debat, mbrëmë në orët e vona, janë përfshritë Edona dhe Ganiu.

Ganiu e nis këtë përplasje duke iu drejtuar Edonës: “Ndiej keqardhje për ty. E ke harru Zotin moti, I ke dalë Zotit kundër.”

Edona në kundërpërgjigjje shprehet: “Unë Zotin s’e kam harru, po m’i ka falë krejt të mirat. Zoti më ka bërë femër.

Me qenë ti burrë, nuk i thua një gruaje mbylle gojën.” /Telegrafi/