Në rrjetet sociale së fundmi është duke qarkulluar një video ku shihet deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në një aheng e ku thuhet se e njëjta po i këndonte kryeministrit Albin Kurti
“Moj Serbi kush ta qiti prushin, o mirë ta boni Albin Kurti”, janë vargjet e këngës që dëgjohen në këtë video ku shihet deputetja Musliu.
E këtë video e ka shpërndarë edhe aktivisti i LVV-së, Frashër Oskeu.
“Mbas fjalimit së Albin Kurti në OKB shpërthen Ganimete Musliu”, ka shkruar Oseku në profilin e tij në Facebook.
Por kjo video po del të jetë e montuar, dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar për Telegrafin, vetë deputetja Ganimete Musliu.
“Sapo isha duke e parë te Frashër Oskeu, por nuk pritet gjë tjetër nga ai që me flamur të Kosovës fishnë WC”, ka thënë Musliu.
Ajo ka shtuar se vërteta e kësaj video është tjetër, dhe se xhirimi është bërë në një darsëm të një bashkatdhetari, ku ishin duke i kënduar ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Më poshtë mund ta ndiqni videon reale. /Telegrafi/