Telegrafi

Gani Gërmiu flet pas përplasjes me Shqipen: Më vjen keq që publiku duhet t’i shoh këto pamje, nuk i meriton

Shqipe Hysenaj dhe Gani Gërmia janë sqaruar për incidentin që ndodhi mes tyre disa orë më parë.

Në spektakël u transmetua materiali i plotë, ku shihej Shqipja që kishte eskaluar me fjalë e ofendime ndaj gazetarit.

Kjo nisi pas një bluze që i kërkoi humoristi banores, e për të cilën ia hodhi rrobat e tjera në dhomë.

Foto: Screenshot/YouTube

Në bisedën që po bënin në Prime, mes shumë gjërash, ish-konkurrentja e “Përputhen” kërkoi nga Ganiu që ta lë alkoolin.

Lexo po ashtu "Ky është sulm fizik" - publikohet materiali ku tregon incidentin mes Shqipes dhe Gani Gërmisë

Kjo pasi ai shpesh është akuzuar edhe nga banorët e tjerë që në shumë raste nuk e ka kontrolluar dot veten.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ka mundësi ta lësh atë alkoolin, më ke vënë në ankth, nuk të dua dot afër, sëmurem”, u shpreh ajo.

Shqipja vazhdoi duke i thënë se është i varur nga alkooli, gjersa shtoi: “E pi në mëngjes dhe në darkë”. /Telegrafi/