Big Brother VIP Kosova 2, ka filluar këtë javë, e menjëherë kanë fillaur ngacmimet, debatet e sigurisht edhe të qeshurat.
Ky edicion ka filluar menjëherë të përflitet për shkak të personazheve shumë interesantë e gjithashtu edhe shumë të dashur nga publiku.
Visar Dërmaku, tash e një kohë i njohur si Gani Gërmia, është një nga banorët më simpatikë që është futur në shtëpi.
Visari është i njohur si njëri prej gazetarëve më provokativ në Kosovë, por edhe si humorist e aktor.
I njohur si Gani Gërmia ai është fokusuar në raportin pleq-minorenë, derisa në grackë bie një plak i moshuar.
Në videon më poshtë ai tregon se si e realizoi njërin nga rastet e lartcekura. /Telegrafi/