Site icon Telegrafi

Gani Gërmia i thotë se i duhet një partner – Edona James: Nuk kam nevojë për një mashkull, vetes gjithmonë ia kam plotësuar dëshirat

Edona James dhe Gania Gërmia bashkë me banorët e tjerë kanë folur për jetën private të saj.

Gazetari mes tjerash gjatë debatit i ka dhënë asaj këshilla që të gjejë një partner dhe të ketë në krahë dikë që e do.

“Nuk është lehtë asgjë, duhesh të kesh një krah, vjen një moment që të gjitha të mirat t’i kesh nuk je e plotësuar, është mirë të kesh dikë kur sëmuresh, këtë me kalimin e kohës do ta kuptosh”, tha Ganiu.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Edona në anën tjetër ia ktheu duke i thënë se ajo nuk ka nevojë për një mashkull në jetën e saj, pasi dëshirat e saj ka arritur që gjithmonë t’ia plotësoj vetes.

Lexo po ashtu "Nuk kanë para por janë njerëz të lumtur", Edona James tregon për eksperiencat nga pushimet në vende të ndryshme të botës

“Unë kam qenë e martuar nëntë vite. Unë vetes gjithmonë ia kam plotësuar dëshirat nuk kam nevojë për një burrë”, ka thënë Edona.

“Ti me 22-vjet ke mbetur të më tregosh”, ishte një replikë që Edona i bëri Ganisë, i cili ia kthye duke i thënë se është gati 30-vjeçar.

Theksojmë që Edona James dhe Gani Gërmia janë dy prej banorëve që vazhdimisht janë zgjedhur si të preferuarit e publikut. /Telegrafi/


Exit mobile version