Ganiu u shfaq me një lëndim në dorë pas një incidenti të ndodhur gjatë një loje të zhvilluar mbrëmë.
Ky incident çoi në ndërprerjen e përkohshme të transmetimit në dy kanalet e BBVK, duke lënë shikuesit në pritje të informacioneve rreth asaj që kishte ndodhur.
Pas rikthimit në transmetim, diskutimet mes banorëve u bënë të dëgjueshme për publikun, ku ata ndanë detajet e ngjarjes.
Besi u dëgjua duke rrëfyer për lëndimin e dorës së Ganiut.
Komenti i tij u mbështet edhe nga Alby, një bashkëbanor tjetër, i cili pohoi të njëjtën gjë.
Ndërkohë që debati vazhdonte, Gani u paraqit përpara bashkëbanorëve me dorën e lidhur, duke konfirmuar kështu dyshimet dhe bisedat e mëparshme. /Telegrafi/