Gani Gërmia është rikthyer në studio për herë të parë që pas daljes nga Big Brother.
Ai ka vendosur që të jetë prezent në këtë spektakël duke iu përgjigjur pyetjeve të opinionistëve dhe moderatorëve.
I njëjti i bëri një thumb direkt Anitës, pas një ofendimi që ia kishte bërë më parë.
“Për herë të parë po ju shoh live. Më keni thënë a e ke parë veten në pasqyrë, po ju qenkit shumë të këqij”, u shpreh ai.
Për këtë reagoi menjëherë Muçaj-Haradinaj duke i thënë se nuk e kishte për të keq.
Ajo tha se nuk e tha me ndonjë qëllim, por që e kishte për të reflektuar në lojë.
I njëjti theksoi se ia kishte borxh publikut që të ishte në studio dhe t’i falënderonte. /Telegrafi/