Gani Gërmia nuk u largua përfundimisht nga Big Brother VIP Kosova 2, siç kërkoi në fillim.
Ai do të qëndrojë në dhomën e sekreteve për 24 orë dhe më pas të marrë një vendim.
“Dua të qëndroj vetëm, edhe pse kam menduar që është momenti me ik. Dua të qëndroj larg banorëve 24 orë në dhomën e sekreteve”, u shpreh ai.
Gazetari e humoristi shqiptar tutje theksoi: “Nuk jam mirë, jam i ngarkuar emocionalisht”.
Ganiu theksoi: “Faleminderit për gjithçka, faleminderit publikut. Sido që të jetë, unë po vazhdoj në Secret Room, edhe një herë faleminderit shumë”.
I njëjti do të qëndrojë i vetëm larg konkurrentëve të tjerë të këtij formati. /Telegrafi/