Telegrafi

Gani Gërmia: Michael Jackson është gjallë

Me të nisur edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova banorët pjesëmarrës kanë nisur të marrin vëmendje.

Ata po komentohen pothuajse për secilin debat apo veprim brenda shtëpisë së famshme dhe as një diskutim i tyre i fundit nuk ishte më ndryshe.

Disa prej tyre gjatë ditës së sotme (e diel) kanë qëndruar në oborrin shtëpisë ku edhe kanë diskutuar për tema të ndryshme.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova 2

Mes banorëve që mori vëmendje me debatin ishte edhe Visar Dërmaku, i njohur ndryshe edhe si Gani Gërmia, i cili u shpreh se ai mendon që ylli i ndjerë i muzikës ndërkombëtare, Michael Jackson është gjallë.

Ai iu referua një interviste të miqve të artisti që kishte ndjkeur kohë më parë, e për të cilën ishte i bindur në teorin e tij.

“Shikojeni intervistën e mikut të tij të ngushtë, ai ashiqare është Michael Jackson në formën se si iu drejtonte kamerës. Po t’ia shohësh sytë dhe reagimet, ai ashiqare është Michael Jackson, pse është e vështirë që ne të kuptojmë kaq”, u shpreh ai. /Telegrafi/