Site icon Telegrafi

Gani Gërmia lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Gani Gërmia, ka lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme.

Gjithçka nisi mbrëmë (e hënë) në spektakël, ku u transmetua një video – material që paraqiste kontradiktat e gazetarit shqiptar.

Materiali bëri që ai të reagojë i revoltuar, çka rezultoi që Ganiu sërish për të dytën herë të kërkojë daljen nga BBVK.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas një bisede me “Vëllanë e Madh”, humoristi ra dakord që të qëndrojë 24 orë me mundësi për t’u rikthyer në lojë.

Lexo po ashtu "U bë e tepërt, më është lodhur shpirti" - Gani Gërmia i zhgënjyer kërkon të largohet pas videos që iu publikua në spektakël

Por, duket se ai nuk priti as kohën e premtuar dhe tanimë ka lëshuar shtëpinë.

Disa nga banorët nuk u përshëndetën fare me të si Ylli Dervishi e Santiana Maloku. /Telegrafi/

Exit mobile version