Site icon Telegrafi

Gani Gërmia humb kontrollin në Big Brother VIP Kosova 2 – bërtet e godet tavolinën

Një incident ka ndodhur pas mesnate në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Debat i ashpër nisi në mes të Gani Gërmisë dhe banorit tjetër të këtij formati, Lumbardh Salihut.

Ka qenë gazetari e humoristi që ka humbur plotësisht kontrollin duke u shfaqur në një gjendje të rënduar.

Foto: Screenshot/X

Ai i është afruar tek fytyra Lumbardhit, gjersa i bërtet vazhdimisht dhe në një moment goditi edhe tavolinën me dorë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Kosova

“Ky është vetëm reality shou, mos hy në jetën time, kqyrem në sy o Lum. Mos mu përziej në jetë, kqyrem në sy. Mos më ndërhy në jetë, nuk e di çfarë më ka ndodhur, mos e përmend jetën time”, ka thënë Gani Gërmia.

Foto: Screenshot/X

Duke vazhduar me tone të larta, Visar Dërmaku shtoi: “Rri në suaza të lojës, po të lus. A më thirre me diskutu për çika, mos e përdor jetën e jashtme. Nuk e di çfarë më dhemb mua, nuk e di çfarë më ka ndodhur. Rri rehat”.

Këto veprime të Ganisë kanë shqetësuar edhe banorët e tjerë, të cilët ngelën të shokuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version