Telegrafi

Gani Gërmia i drejtohet Anitës: Të kam njohur për opinioniste, por filozofe se kam ditur që je

Foto: Screenshot/YouTube

Gani Gërmia u komentua mjaft shumë në spektaklin e ditës së sotme (e hënë) për veprimet e tij kundrejt Lumbardh Salihut.

E një mendim në lidhje me këtë e bëri edhe Anita Muçaj – Haradinaj, e cila tha se ia ka dhënë disa këshilla humoristit që nga fillimi.

Teksa po flisnin në lidhje me këtë, gazetari e ndërpreu në një moment Anitën, duke i thënë filozofe.

Foto: Screenshot/YouTube

“Të kam njohur për opinioniste, por filozofe se kam ditur që je”, iu drejtua Ganiu, Anitës.

Lexo po ashtu Anita Muçaj - Haradinaj : Kam tentuar ta mbaj Ganinë me këmbë në tokë, por ka qenë i paaftë

“Më ke fundosur qysh në fillim”, vazhdoi më tej banori nga Kamenica.

Foto: Screenshot/YouTube

Për të njëjtin është marrë edhe një vendim nga ‘Vëllai i Madh’, ku fatin e tij ia la në dorë publikut.

Pritet të shihet nëse Ganiu do të qëndrojë apo do të largohet sonte nga Big Brother. /Telegrafi/