Telegrafi

Gangsterët shqiptarë tallen me drejtësinë britanike, edhe pse prapa grilave publikojnë foto duke qeshur

Gangsterët shqiptarë po tallen me sistemin e drejtësisë së Britanisë së Madhe dhe atë nga burgu duke pozuar të buzëqeshur, pavarwsisht se vuajnë dënimin për vjedhje të ndryshme në juglindje të Anglisë, shkruan Daily Mail.

Të njohur si “Skifterat”, këta kriminelë qëndrojnë prapa vjedhjeve të ndryshme që po ndodhin në Londër, Kent dhe Surrey, ku policia ka lëshuar urdhërarreste për të paktën pesë shqiptarë të dyshuar për krime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Pjesë e grupit “Skifterat” janë Fabion “Gucci” Kuçi dhe Azem “Ziro “Dajçi që kanë filmuar veten brenda qelive të burgut në Wormwood, nga ku po presin t’ju shqiptohet dënimet për vjedhje. Megjithatë kjo nuk i ka ndaluar ata të postojnë fotografi e video në Instagram dhe YouTube.

Ata kanë lidhje me grupin tjetër të gangsterëve shqiptarë “Hellbanianz”, që besohet se qëndrojnë prapa krimeve të ndryshme të kryera dhe që shpesh përdorin moton “Jemi Zot të rrugëve”.

Të vendosur në Barking dhe Dagenham në Lindje të Londrës, prindërit e shumicës së anëtarëve të bandës kanë shkuar në Angli në fund të viteve të 90-ta, si pasojë e luftërave të shpërthyen në Ballkan.

Ky grup madje ka një llogari private në Instagram në të cilën postojnë video me të cilat “rekrutojnë anëtarë” të rinj, ku nuk hezitojnë të pozojnë me shuma të majme të parave dhe vetura luksoze.

Kuçi, 27-vjeç nga Camden në lindje të Londrës, është shfaqur në një video në YouTube duke “pirë marihuanë” në qeli të burgut, derisa Dajçi, 26-vjeç, filmon veten duke bërë pompa. Ata këtë gjë e bëjnë me telefonat që i kontrabandojnë brenda burgut. /Telegrafi/