Menaxheri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka konfirmuar se klubi francez do të nënshkruaj me një klub të ri, pasi pritet të largojë dy lojtarë.
PSG vazhdon të mbetet njëri nga klubet më aktive në futbollin evropian, pasi ka transferuar disa lojtarë, përveç trajnerit të ri Galtier.
Megjithatë, edhe përkundër transferimeve si Vitinha, Renato Sanches, Hugo Eketike dhe Nordi Mukiele, PSG nuk synon ta ndalet.
Është vet trajneri Galtier, i cili ka konfirmuar se kampioni i Ligue 1 synon transferimin e një sulmuesi të ri, pasi dy nga aktualët pritet të largohet.
Galtier ka folur gjithashtu edhe për situatën e portierin Keylor Navas.
“Do të nënshkruajmë me një sulmues të ri, pasi po kërkojmë të gjejmë një zgjidhje për Mauro Icardin dhe gjithashtu Kalimuendo do të bashkohet me Rennes”, ka thënë fillimisht Galtier.
“Ne e respektojmë Keylor Navas, ai nuk dëshiron të jetë portieri i dytë – është normale. Më kanë thënë se tani ka klube të interesuara”, përfundoi francezi. /Telegrafi/