Adriano Galliani i intervistuar nga Milan TV ka folur për tregun e transferimeve të Rossonerëve.
Drejtori sportiv i klubit nga Milano me këtë rast ka konfirmuar edhe largimin e mundshëm të Jose Maurit.
“Tashmë e një muaj e kam thirrur Sabatinin pothuajse çdo pesë ditë, por ai më thotë se Spallett nuk po heq dorë kurrsesi. Shpresojmë, nëse kemi kushte financiare, ne do të përpiqemi të gjejmë një zëvendësues të Montolivos”.
“Me ardhjen e Sosas, mund të largohet Jose Mauri”, ka thënë Galliani. /Telegrafi/