Ish zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se opinion që është krijuar se ai po e ndihmon Real Madridin për të arritur te Gianluigi Donnarumma është çmenduri.
Spekulimet të martën thoshin se agjenti i Donnarummas, Mino Raiola dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, janë takuar me ndërmjetësimin e Galliani para tri javësh.
Por ish zyrtari i lartë i Milanit e bëri të ditur se këtu nuk ka asgjë të vërtet.
“kam qenë zëvendëspresident i Milanti për 31 vite dhe tani unë të punoj kundër interesave të klubit? Kjo është çmenduri”, ka thënë Galliani.
Ndërsa Calciomercato.com shkruan se drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli dhe Raiola do të takohen të enjten ose të premten për të arritur një marrëveshje përfundimtare për portierin. /Telegrafi/