Site icon Telegrafi

Galliani: Triumfin e Gattusos e festova ashtu siç bëra në Mançester më 2003

Ish-drejtori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani e duartrokiti trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuso, pas triumfit të Coppa Italia ndaj Juventusit.

Drejtori i Monzas ishte i lumtur kur pa që ish-lojtari i tij të merrte trofeun e tij të parë në futbollin italian pasi Napoli mundi Juventusin në penallti për të fituar Coppa Italia natën e kaluar.

Ky triumf i Gattusos e ka lumturuar Gallianin, i cili e ka krahasuar festën e tij me një festë gjatë fitimit të Ligës së Kampionëve nga Milani.

Lexo po ashtu Gattuso pasi mposhti Juventusin në finalen e Kupës së Italisë: Unë besoj në Zotin e Futbollit

“Urime Gattuso. Jam i lumtur për të”, ka thënë fillimisht Galliani për Radio Kiss Kiss.

“Mbrëmë, gjatë gjuajtjes së penalltive, unë festova pothuajse ashtu siç bëra në Manchester”, përfundoi italiani.

Ish-mesfushori Gattuso ndihmoi Milanin të fitojë Ligën e Kampionëve në sezonin 2002-03 në Old Trafford, kur kuqezinjtë mposhtën Juventusin 3-2 me penallti. /Telegrafi/

Galliani dhe Gattuso
Exit mobile version