Drejtori i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se ekipi i tij nuk ka mundësi financiare që të transferojë Zlatan Ibrahimovicin.
Por, ai shprehet se lojtarë si Domenico Berardi dhe Leonardo Pavoletti i përshtatetn projektit Rossoner.
“Projekti i një Milani të ri me italianë më tërheqë shumë”.
“Për një drejtor nuk ka kënaqësi më të madhe se të shohë lojtarë të rinj të cilët kanë sukses dhe që shkojnë edhe në kombëtare”.
“Tani kemi 37 lojtarë nga akademia jonë që luajnë për ekipe të ndryshme”.
“Ibrahimovici dhe lojtarë të kalibrit të tij kanë paga që klubi jonë nuk ka kapacitet që t’i paguaj”.
“E vërteta është se Serie A dikur ishte destinacion i parë i shumë lojtarëve, e sot është një rrugë tranzitore drejt Kinës ku ka para të mëdha”, u shpreh Galliani. /Telegrafi/