Site icon Telegrafi

Galeria kombëtare e Maqedonisë nikoqire e ekspozitës së artistëve nga Kosova

Galeria kombëtare e Maqedonisë sonte do të jetë nikoqire e Galerisë kombëtare të Kosovës me ekspozitën ”AP 2016/Yough Art”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti është i përgatitur nga pesë artistët nga Kosova, Luan Bajraktari, Jetulla Sulejmani, Bujar Sulejmani, Agron Blakçori dhe kolektivi ”Have it”, që ishin finalist të garave. Ekspozita do të hapet sonte në objektin Stacioni i vogël dhe do të zgjatë deri më 25 prill.

Sipas AIM-së, ”Have it” do të ketë një shfaqje për të hapur aktivitetin kryesor.

Ndërsa, Galeria kombëtare e Maqedonisë do të jetë mysafire në Kosovë në nëntor, ku do të prezantojë ekspozitën ”Esenca e ekzistencës”. /Telegrafi/

Exit mobile version