int(1) Galeria 'e nxehtë' e Rita Orës në Instagram – fotografitë më provokuese që ajo publikoi muajt e fundit - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Galeria ‘e nxehtë’ e Rita Orës në Instagram – fotografitë më provokuese që ajo publikoi muajt e fundit

Rita Ora. Foto: Paul Zimmerman/Getty Images/Guliver

Rita Ora nuk është aspak e kursyer kur bie fjala te fotografitë seksi.

Të gjithë janë në dijeni për problemet që këngëtarja kishte pasur vite më parë me “Roc Nation”, kur kontrata e saj me këtë label kishte dështuar.

Rita Ora (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Dhe për një kohë të caktuar, Rita ishte detyruar të ndiqte një tjetër rrugë për të qenë në qendër të vëmendjes, duke u bërë fytyra përfaqësuese e shumë berendeve të njohura, me të cilat nënshkroi marrëveshje të sponsorimit.

Kështu, duke mos qenë e mundur të jetë intensivisht aktive në muzikë, Rita zgjodhi që vëmendjen ta rrëmbejë përmes seteve fotografike dhe reklamave.

Duke qenë kështu një lloj ‘blogere’ në Instagram, Rita ka arritur që të jetë një prej personazheve më të ndjekur në këtë rrjet social.

Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver

Përveç fotografive të përditshmërisë dhe koncerteve, Ora shpesh preferon të ndajë me fansat edhe imazhe provokuese.

Në vazhdim, ju sjellim disa prej tyre të cilat këngëtarja shqiptare i publikoi vetëm muajt e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version