Burimet koreano-jugore pohojnë se Samsung ka hequr përfundimisht serinë e saj të telefonave celularë Galaxy Note.
Më herët u spekulua se Samsung do të prezantojë Galaxy Note të ri në vitin 2022, por duket se kjo nuk do të ndodhë.
Gjiganti i Koresë së Jugut thuhet se do të integrojë funksionet e serisë Galaxy Note në modelet e ardhshme të Serive Galaxy S ose Galaxy Z.
Galaxy S21 Ultra dhe Galaxy Z Fold 3 tashmë mbështesin S Pen.
Galaxy Note i parë u shfaq në vitin 2011 me një ekran 5.3 inç dhe i fundit Galaxy Note 20 u prodhua në 3.2 milionë kopje.
Burimet pohojnë se Samsung nuk do të vazhdojë serinë Galaxy Note, gjë që është në kundërshtim me njoftimet e mëparshme për ardhjen e serisë ‘flagship’ në vitin 2022.
Samsung filloi të ofrojë përvojën Galaxy Note përmes modeleve Galaxy S21 Ultra dhe Galaxy Z Fold 3 duke u mundësuar atyre të mbështesin S Pen.
Një nga arsyet për heqjen dorë nga Note mund të jetë dëshira e Samsung për të rritur prodhimin e pajisjeve të palosshme.
Gjatë vitit 2019, Samsung shiti 12.7 milionë kopje të Note, 9.7 milionë në vitin 2020 dhe 3.2 milionë kopje këtë vit.
Qëllimi i Samsung për vitin 2022 është të shesë afro 13 milionë njësi të serisë së telefonave celularë të palosshëm Galaxy Z. /Telegrafi/