A do të quhet “telefoni i palosshëm ” i shumë pritur nga Samsung, Galaxy Fold? Kjo është ajo që sugjeron një regjistrim i ri i markës tregtare. Samsung ka thënë se do të lansoj këtë pajisje vitin e ardhshëm, por nuk zbuloi se si do të quhet.
Raportet e mëparshme pohojnë se mund të quhet Galaxy Flex.
Megjithatë, Galaxy Fold është një emër më i përshtatshëm për një pajisje që paloset më shumë se sa që përkulet.
Regjistrimi është paraqitur vetëm disa ditë më parë. Kompania po kërkon të mbrojë titullin Galaxy Fold. Përshkrimi përmend se mund të përdoret për një shumëllojshmëri produktesh, duke përfshirë telefonat.
Megjithatë, nuk është konfirmuar se kjo është ajo që do të quhet telefoni i palosshëm i Samsung. Samsung mund të mbulojë vetëm bazat e tij këtu, duke mbrojtur nofkat që mund të gjejnë ndonjë përdorim për të ardhmen.
Megjithatë, do të kishte kuptim nëse kompania vendos të thërrasë këtë pajisje Galaxy Fold.
Kompania njoftohet se do të prodhojë fillimisht rreth një milion njësi. Mund të rrisë prodhimin nëse ka kërkesa të mjaftueshme.
Pajisja inovative pritet që të kushtojë një shumë të madhe parash, megjithatë, disa vlerësime vënë çmimin në rreth 2.500 $. /Telegrafi/