Telegrafi

Galaxy A90 do të ketë 5G dhe teknologji të avancuar të kamerës

Raportet kanë lënë të kuptohet se Galaxy Note 10 nuk do të jetë telefoni më ‘kreativ’ Samsung i këtij viti, por në vend të tij, një pajisje nga seria A, me gjasë Galaxy A90. 

Fillimisht u përfol për Galaxy A90 dhe kamerën e tij rrotulluese, në fillim të marsit.

Sipas OnLeaks, do të ketë dy variante të telefonit: SM-A905, dhe SM-A908. Dallimi midis dyve thuhet të jetë fakti se ndërsa njëri do të mbështesë 5G (SM-A908), tjetri do të ketë veçori të përmirësuara të kamerës (SM-A905).

Lexo po ashtu Po vjen 5G, internet me shpejtësi marramendëse - shihni se si do të na ndryshojë mënyrën e të jetuarit

Ata të dy do të pajisen me nga një ekran 6.7 inç, pretendon raporti, dhe do të mundësohen nga procesori Qualcomm Snapdragon 855. 

Ndërsa SM-A908 do të ketë një instalim të trefishtë të kamerës të përbërë nga 48MP + 8MP + 5MP dhe do të shfaqë mbështetje 5G. 

SM-A905 nuk do të ketë 5G, por sistemi i kamerës së tij do të sjell  48MP + 12MP + 5MP dhe do të shfaqë atë që raporti e cilëson si “teknologjia ekskluzive Tilt OIS”. /Telegrafi/