Telegrafi

Galatasaray zyrtarizon transferimin e Radamel Falcaos

Galatasaray tashmë mund të thuhet se është një ndër ekipet më aktive në shtetin turk.

“Cim Bom Bom” ka zyrtarizuar tanimë edhe kolumbianin Radamel Falcaon, i cili do të djersit fanellën e kampionit të Turqisë.

Sulmuesi 34-vjeçar do të qëndrojë për tri vite te verdhekuqtë gjersa do të paguhet pesë milionë euro në vit.

Theksojmë se gjatë mbrëmjes së kaluar në aeroportin e Stambollit kanë dal mbi 25 mijë tifozë ta presin ardhjen e lojtarit.

Kujtojmë se ekipi i drejtuar nga trajneri, Fatih Terim, javë më parë ka sjell në radhët e veta edhe Steven N’Zonzi, Ryan Babel e Michel Serri.

Ndryshe, Falcao gjatë karrierës së vetë ka luajtur edhe për Atletico Madridin, Chelsean, Manchester United. /Telegrafi/