Galatasaray ka konfirmuar se nëse Interi nuk e blen lojtarin Alex Telles, atëherë do ta shesë diku tjetër.
Anësori i majtë shkoi si huazim te Interi ku ka impresionuar, por Nerazzurët janë në dyshim a ta kompletojnë këtë blerje.
“Aktualisht ai po luan si huazim dhe nuk do të kthehet këtu”.
“Në strategjinë tonë të tranferimeve është edhe e ardhmja e lojtarëve, kështu që duhet të presim momentin e duhur për t’u sqaruar”.
“Nëse ai kthehet, do ta transferojmë diku tjetër”, u shprhe presidenti i Galatas, Dursun Ozbek. /Telegrafi/