Site icon Telegrafi

Galatasaray krahason Rashicën me Drogbën pas golit ndaj Giresunspor

Klubi turk, Galatasray ka krahasuar festën e golit të Milot Rashicës me atë të legjendës Didier Drogba.

Galatasaray ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Giresunspor në ndeshjen e javës së 21-të në Superligën e Turqisë.

Njëri nga golat e “Cim Bom” u shënua pikërisht nga ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili ishte i saktë në minutën e 89-të për 0-3.

Lexo po ashtu Milot Rashica vjen nga banka dhe shënon në fitoren e Galatasaray

Ky ishte goli i parë i sulmuesit vushtrrias në Superligën e Turqisë dhe festa e tij ka bërë rrjetet sociale të Galatasarayt të shkruajnë për të.

Rashica me festën e tij është krahasuar me legjendën Didier Drogba, i cili në të kaluarën kishte festuar njësoj golin e tij të parë me klubin nga Stambolli.

“Gëzimi i ngjashëm pas golit të tyre të parë në ligë…”, shkruan në postimin e Galatasarayt.

Ndryshe, Rashica në 21 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 3 gola dhe 4 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version